Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT-I), ka akredituar programet trajnuese për mësimdhënës nga BEINT, si në vijim:

Zhvillimi profesional i mësimdhënësve konsiderohet të jetë i rëndësishëm pasi mësimdhënësit janë ata të cilët sjellin ndryshime pozitive në klasë dhe bëjnë që këto ndryshime të ndikojnë te nxënësit. Në kuadër të kësaj, BEINT do të ofroj këto programe për Mësimdhënësit, të cilat bëjnë pjesë në kuadër të programeve për Licencim të Mësimdhënësve.

Për më shumë: International Business Education tutje BEINT, është organizatë jo- qeveritare e themeluar në bazë të Ligjit për Lirinë e Asociimit në Organizata Jo- qeveritare, dhe e akredituar nga organizatat nga Mbretëria e Bashkuar si Awards for Training and Higher Education – ATHE, dhe QUALIFI, për kualifikime profesionale të fushës së biznesit dhe edukimit, të nivelit 3 deri në 7, të cilat mundësojnë progres në programe universitare si Bachelor dhe Master, në Universitetet dhe Kolegjet Angleze, Amerikane, Kanadeze dhe vende tjera të botës.