BEINT ka zhvilluar takim me Ministren e Arsimit zonjën Nagavci për mbështetje të arsimit profesional në Kosovë në fushën e dixhitalizimit të arsimit profesional në Kosovë dhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale për certifikim të drejtuesve të shkollave në Kosovë.
Ministrja Nagavci parimisht përkrahi idenë e krijimit të bashkëpunimit në mes të MASHT-it dhe BEINT për bashkëpunim dhe ofrimin e programeve të akredituara nga BEINT, për ngritje të cilësisë për drejtuesit e shkollave në Kosovë.