Drejtoria e Arsimit në Fushë Kosovë dhe BEINT nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të kontribuar në zhvillimin e arsimit cilësor në Komunën e Fushë Kosovë. 

Palët nënshkruese angazhohen të bashkëpunojnë për rritjen e cilësisë së formimit profesional të drejtuesve të institucioneve arsimore, para universitarë, nëpërmjet zbatimit të Programit të “Shkollës së Drejtorëve” edhe në Komunën e Fushë Kosovës. Program ky që ka të bëjë me rritjen e cilësisë, nëpërmjet trajnimit/ certifikimit të drejtuesve (drejtorëve dhe zëvendës drejtorëve) dhe mësimëdhënësve aspirantë për drejtues të shkollave. Por, edhe të programeve lidhur me formimin e vazhdueshëm të mësuesve dhe punonjësve të arsimit para universitar.

Studimet dhe rekomandimet e dhjetë vjeçarit të fundit të OECD-së, raportet e vlerësimit për arsimin të Komisionit të Edukimit të BE-së, por dhe raportet studimore të disa institucioneve ndërkombëtare si: UNESKO, UNICEF, sugjerojnë dhe rekomandojnë se çelësi i suksesit të cilësisë në arsimin para universitar mbetet padyshim shërbimi që ofron mësimdhënësi, por tashmë po konsiderohet me forcë që një shkollë ka arritje cilësore në të nxënit e fëmijëve, nëse ka një drejtor me kompetenca të domosdoshme, profesionale për të drejtuar, menaxhuar dhe administruar institucionin arsimor me efiçensë dhe efektivitet.Një drejtor i tillë, i formuar me aftësitë e duhura, sipas analizave të kësaj dekade, ka bërë që shumë vende si: Estonia, Finlanda, Gjermania, Singapori, Irlanda, Anglia, Sllovenia e të tjera, të kenë rezultate dhe renditje të mira në testin ndërkombëtar “PISA”.Kjo për shkak se në këto vende reformat arsimore kanë vënë në fokus drejtorin e shkollës. Sado të mirë të jenë mësimdhënësit në shërbimin që ofrojnë, pa një drejtor motivues dhe mbështetës, arritjet e nxënësve nuk ruajnë një vijimësi.

BEINT ka të akredituara nga Këshilli Shtetror për Licencimin e Mësimdhënësve, 19 programe trajnuese që ndërlidhen për:
– Certifikimit për Drejtues të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar 
– Certifikimi për Vlerësues të Përformancës të IAAP dhe Mësimdhënësve
 – ETJ…
Programe tjera janë që ndërlidhen për trajner (ToT), inspektorat të arsimit, DKA, si dhe mësimdhënës, dixhitalizimin etj, që kanë për qëllim te kontribuojnë ne ngritjen e cilësisë se mësimdhënies duke ofruar trajnim për drejtor e zëvendës drejtor, për mësimdhënësit, dhe jo vetëm, te sistemit arsimor para universitarë te Republikës se Kosovës.

BEINT Projekti: Shkolla e Drejtorëve www.beint.org