Drejtuesit pedagogjikë që mbështeten në të dhëna

Moduli 5 në kuadër të Certifikimit për Drejtues të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitare

Përshkrimi i trajnimit

Moduli është zhvillimi i vizionit dhe strategjisë për përmirësimin e shkollës dhe menaxhimin e ndryshimit, është në kuadër të certifikimit për Drejtues të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitare. Ky është moduli i pestë në këtë certifikim. Moduli mund të vijohet ndaras në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional të mësimëdhënësëve, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët në detyrë, nga mësimdhënësit mentor, ose në kuadër të certifikimit të plotë i cili certifikim përbëhet prej 9 moduleve. Programi i Trajnimit dhe Certifikimit për Drejtorët, Zëvendësdrejtorët dhe Aspirantët për Drejtues të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) mbështet përmbushjen e standardeve zyrtare për drejtorët e shkollës në Kosovë nga drejtorët dhe zëvendësdrejtorët në detyrë, nga mësimdhënësit e avancuar, nga mësimdhënësit mentor, nga mësimdhënësit e merituar që aspirojnë për drejtues të IAAP.

Çmimi i modulit

Kërko ofertën  - Kliko Këtu


  • 1 Modul
  • Materiale dhe kuize të trajnimit
  • Certifikatë e Modulit
  • Trajnerë ekspert

Kurrikula e modulit

Pyetje/ përgjigje rreth trajnimit/ certifikimit

Ky program ka gjithsej 9 module. Moduli 1. Zhvillimi i vizionit dhe strategjisë për përmirësimin e shkollës dhe menaxhimin e ndryshimit. Moduli 2. Mësimdhënia dhe të nxënit efektiv. Moduli 3. Diagnostikimi pedagogjik i shkollës. Moduli 4. Vëzhgimi, dhënia e sugjerimeve/’feedback’, e mjete të tjera për përmirësimin e punës së mësimdhënësve. Moduli 5. Drejtuesit pedagogjikë që mbështeten në të dhëna. Moduli 6. Menaxhimi efektiv i njerëzve, burimeve dhe financave. Moduli 7. Drejtimi i ndryshimeve transformuese në përputhje me kuadrin ligjor të arsimit parauniversitar në Kosovë. Moduli 8. Drejtimi i partneriteteve me prindërit dhe komunitetin e gjerë. Moduli 9. Modelimi i zhvillimit profesional për veten dhe të tjerët.

Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë; Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë; Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë; Programi i Trajnimit dhe Certifikimit për Drejtorët, Zëvendësdrejtorët dhe Aspirantët për Drejtues të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) është një risi për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe drejtuesve në arsimin parauniversitar në Kosovë. Ky program vjen dhe si një bashkëpunim me “Shkollën e Drejtorëve” të Shqipërisë, me të cilin organizata jonë “BEINT” ka marrëveshje bashkëpunimi, por theksojmë se përmbajtja dhe konteksti i programit i referohet tërësisht konteksit ligjor dhe profesional të arsimit parauniversitar në Kosovë, ku bazë janë standardet e praktikës profesionale për drejtuesit e shkollës së Kosovës, dokumentet zyrtare të kurrikulës së arsimit parauniversitar, praktikat e menaxhimit dhe drejtimit të shkollës, proceset e mësimdhënies dhe të të nxënit në Kosovë

Të zhvillojë një trajnim praktik, efektiv të drejtorëve/ zëvendësdrejtorëve në detyrë, si dhe mësimdhënësve të avancuar, të mësimdhënësve mentor, të mësimdhënësve të merituar që aspirojnë për drejtorë shkollash; Të krijojë kompetenca profesionale te të interesuarit e cituar më lart, për të përmirësuar rolin që do të kenë në shkollë, duke patur në qendër të vëmendjes drejtimin që mbështetet tek përmirësimi i mësimdhënies dhe të nxënit; Të respektohen nga drejtuesit e shkollës standardet e kërkuara, zyrtare, gjatë praktikës së drejtimit të shkollës dhe gjatë proceseve të mësimdhënies dhe të të nxënit, si dhe për të përmirësuar klimën emocionale dhe psikologjike të shkollës; Të krijojë aftësitë e duhura menxheriale tek të trajnuarit në mënyrë të atillë që ata të jenë të përqëndruar tek një mënyrë e efektshme, drejtimi, ku përparësi është përmirësimi i mësimdhënies e të nxënit. 

Pjesëmarrësit duhet dëshmuar:

- Pjesëmarrje aktive në trajnimet e programit;

- Rezultat të kalimit të testeve modulare me së paku 50% të pikëve;

Certifikata mund të jetë:

o Certifikim Trajnimit të Plotë;
o Certifikatë e Modulit.

• Krijojnë lidhjet midis standardeve të drejtorit të shkollës dhe temës së modulit;
• Analizojnë dokumentet arsimore dhe pedagogjike si: vizioni i shkollës, planet e punës, përmirësimin e mësimdhënies e të nxënit që lidhen me kurrikulën dhe raportet e vlerësimit të jashtëm;
• Përshtatin proceset e mësimdhënies dhe të nxënit sipas nevojave të nxënësve;
• Analizojnë rëndësinë e krijimit të një mjedisi bashkëpunues në klasë midis mësuesve dhe nxënësve;
• Arrijnë në përfundime konkrete rreth rëndësisë së strategjive të mësimdhënies që ndihmojnë në përmirësimin e të nxënit;
• Përshkruajnë elementet e duhur për zhvillimin e një platforme të thjeshtë në internet për mësimdhënien dhe të nxënit;
• Analizojnë rëndësinë e përdorimit të llojeve të ndryshme të vlerësimit në klasë.
• Zhvillojnë një plan orientimi për hulumtim dhe vlerësim në shkollë
• Analizojnë se të dhënat e mbledhura duhet q ëtë jenë nga një shumëllojshmëri burimesh.
• Përdorin një sërë instrumentesh dhe procesesh për mbledhjen e të dhënave.
• Vlerësojnë proceset dhe instrumentet e zhvillimit dhe menaxhimit që lidhet me përdorimin e dhënave dhe sistemet e gjurmimit të trye në shkollë.
• Përdorin të dhënat e grumbulluara gjatë orës mësimore për të mbështetur procesin e mësimdhënies nëpërmjet vëzhgimit dhe bashkëbisedimit pedagogjik
• Analizojnë parimet e ndarjes së burimeve të informacionit me të tjerët lidhur me nxitjen e atyre proceseve që mbështeten në përmirësimin e mësimdhënies e të nxënit në shkollë.
• Identifikojnë reformat në nivel kombëtar për transformimin e arsimit, ligjin për arsimin parauniversitar dhe zbatimin e tij në shkolla; • Përmirësojnë në vijimësi teknikat e drejtimit të shkollës për të rritur përfshirjen e prindërve dhe faktorëve të tjerë të komunitetit në mbështetje të nevojave të shkollës dhe për të nxënët e fëmijëve.
• Vlerësojnë mësimdhënësit duke u bazuar në standarde dhe kritere që çmojnë zhvillimin e vazhduar profesional.

Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.

Procesi i regjistrimit deri në certifikim

1

Regjistrohuni

Regjistrohuni në www.beint.org.

2

Trajnimet

Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.

3

Vlerësime

Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.

4

Certifikata

Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.

I kam lexuar të gjitha kushtet&termat.