Gjithëpërfshirja në Arsim (Pjesa e I-rë)

Moduli 1 në kuadër të Certifikimit Gjithëpërfshirja në Arsim

Përshkrimi i trajnimit

Programi përbëhet nga dy (2) module dhe ka kohëzgjatje. Moduli 1: Gjithëpërfshirja ne Arsim (Pjesa e I-rë). Moduli 2: Plani Individual i Arsimit (Pjesa e II-të). Moduli i parë i jep mundësi mësuesve të arsimit bazë (klasat 1-9) që të njihen me kategoritë e nxënësve me aftësi të kufizuara, njohjen e legjislacionit për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, si dhe ndryshimin e qëndrimeve negative të mësuesve ndaj gjithëpërfshirjes së fëmijëve me AK në shkollat e zakonshme.  Moduli i dytë i njeh pjesëmarrësit me kurrikulën për nxënësit me aftësi të kufizuara, me elementët kryesor që merren në konsideratë në përshtatjen e kurrikulës për nxënësit me aftësi të kufizuar, me mënyrat dhe teknikat e nevojshme që të fillojnë të ndërtojnë një program të individualizuar mësimor për çdo nxënës me aftësi të kufizuar, sipas rekomandimeve të dhëna nga komisioni i Komunës dhe DAK. 

Çmimi i modulit

Kërko ofertën  - Kliko Këtu


  • 1 Modul
  • Materiale dhe kuize të trajnimit
  • Certifikatë e Modulit
  • Trajnerë ekspert

Kurrikula e modulit

Pyetje/ përgjigje rreth trajnimit/ certifikimit

Programi përbëhet nga dy (2) module dhe ka kohëzgjatje. Moduli 1: Gjithëpërfshirja ne Arsim (Pjesa e I-rë). Moduli 2: Plani Individual i Arsimit (Pjesa e II-të).

o Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
o Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
o Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;

Certifikatë për pjesëmarrje dhe përfundim të suksesshëm.

Certifikata mund të jetë:

o Certifikatë e Trajnimit;
o Certifikatë e Modulit.

Rezultatet e Programit Trajnues paraqiten si vijon:

1. shqyrtojnë legjislacionin për arsimimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara njohin kategoritë dhe specifikat e secilës prej kategorive të nxënësve me aftësi të kufizuar
2. shpjegojnë rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës në grup për suksesin e gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara
3. praktikojnë njohjen e kategorive dhe specifikave të çdo tipi të aftësisë së kufizuarndryshojnë qëndrimet negative ndaj arsimimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara

Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.

Procesi i regjistrimit deri në certifikim

1

Regjistrohuni

Regjistrohuni në www.beint.org.

2

Trajnimet

Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.

3

Vlerësime

Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.

4

Certifikata

Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.

I kam lexuar të gjitha kushtet&termat.