Moduli 4 në kuadër të Certifikimit për Vlerësues të Përformancës të IAAP dhe Mësimdhënësve
Moduli 4. Hartimi dhe struktura e raportit të Vlerësimit të IAAP u jep mundësi grupeve të interesit që të diskutojnë, të punojnë dhe të krijojnë aftësitë lidhur me përpilimin e i draftit të parë të raportit të vlerësimit të jashtëm, diskutimin e tij me institucionin arsimor, finalizimin dhe dorëzimi i raportit, por dhe diskutime rreth parashikimeve dhe kohëzgjatjes së një vlerësimi. Ndërsa programi i Trajnimit dhe Certifikimi për Inspektorët e Arsimit, Drejtorët, Zëvendësdrejtorët dhe mësimdhënësit lidhur me Vlerësimin e Jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) përbëhet nga 4 module që përfshijnë orë teorike- praktike, si dhe studim individual. Programi për Trajnimin dhe Certifikimin e Vlerësuesve të jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) i adresohet gjithë inspektorëve të arsimit në nivel qendror dhe lokal, por dhe DKAve, drejtues shkollave dhe mësimdhënësve - kordinatorëve, sepse ata duhet të jenë të mirë-informuar lidhur me procedurat e vlerësimit të jashtëm të përformancës së institucionit arsimor, pasi është ky staf që realizon vlerësimin e brendshëm dhe ky proces dhe produkt i institucionit do të përballet me vlerësimin e jashtëm. Nga ana tjetër programi synon krijimin e kompetencave të duhura, profesionale tek inspektorët e arsimit lidhur me vlerësimin e jashtëm të IPEAPAP si detyrë dhe përgjegjësi që ata kanë ligjërisht.
Kërko ofertën - Kliko Këtu
Programi i Trajnimit dhe Certifikimi për Inspektorët e Arsimit, Drejtorët, Zëvendësdrejtorët dhe mësimdhënësit lidhur me Vlerësimin e Jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) përbëhet nga 4 module që përfshijnë orë teorike- praktike, si dhe studim individual. Moduli 1. Korniza për sigurim të cilësisë së përformancës së institucionit arsimor. Moduli 2. Pse duhet dhe si realizohet “Vlerësimi i jashtëm i IAAP”. Moduli 3. Fushat, treguesit, kriteret e vlerësimit të cilësisë dhe metodologjia që përdoret në procesin e Vlerësimit. Moduli 4. Hartimi dhe struktura e raportit të Vlerësimit të IAAP.
Programi për Trajnimin dhe Certifikimin e Vlerësuesve të jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) i adresohet gjithë inspektorëve të arsimit në nivel qendror dhe lokal, por dhe DKAve, drejtues shkollave dhe mësimdhënësve - kordinatorëve, sepse ata duhet të jenë të mirë-informuar lidhur me procedurat e vlerësimit të jashtëm të përformancës së institucionit arsimor, pasi është ky staf që realizon vlerësimin e brendshëm dhe ky proces dhe produkt i institucionit do të përballet me vlerësimin e jashtëm. Nga ana tjetër programi synon krijimin e kompetencave të duhura, profesionale tek inspektorët e arsimit lidhur me vlerësimin e jashtëm të IPEAPAP si detyrë dhe përgjegjësi që ata kanë ligjërisht.
• Krijimi i kompetencave të duhura, profesionale për planifikimin dhe realizimin e Vlerësimit të Jashtëm bazuar në fusha, tregues dhe kritere zyrtare të vlerësimit të cilësisë së IAAP
• Përmirësimi i shërbimit arsimor që ofron institucioni arsimor, parauniversitar
Pjesëmarrësit duhet dëshmuar:
- Pjesëmarrje aktive në trajnimet e programit;
- Rezultat të kalimit të testeve modulare me së paku 50% të pikëve;
Certifikata mund të jetë:
o Certifikim Trajnimit të Plotë;
o Certifikatë e Modulit.
• Analizojnë qasjen dhe konceptimin për rolin e ri të shkollës në kontekstin evropian
• Shqyrtojnë modelet evropiane rreth vlerësimit të shërbimit arsimor që ofron institucioni arsimor, parauniversitar
• Shpjegojnë parimet e Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar në Kosovë
• Identifikojnë fushat, treguesit, kriteret, shkallët e vlerësimit të cilësisë së institucionit arsimor
• Analizojnë nivelet e vlerësimit të përformancës së shkollës
• shqyrtojnë parimet e vlerësimit të përformancës së shkollës
• shpjegojnë karakteristikat e vlerësimit të jashtëm të shkollës
• identifikojnë mënyrën e krijimit të ekipit i vlerësimit të jashtëm
• dallojnë vlerësimin e përformancës së shkollës kur kryhet për kritere, për fusha dhe për gjithë performancën e shkollës
• shpjegojnë se si analizohen të dhënat e mbledhura
• demonstrojnë format e paraqitjes së të dhënave të mbledhura
• finalizojnë gjetjet përfundimtare të procesit të vlerësimit të jashtëm
• identifikojnë dokumentet themelore që lehtësojnë procesin vlerësimit të jashtëm, si: “Korniza e Cilësisë së Shkollës”, “Udhëzuesi i vlerësimit të jashtëm”
• shpengojnë se çfarë janë treguesit, përshkruesit praktikë dhe shkallët e vlerësimit
• identifikojnë fushat e vlerësimit sipas udhëzuesit zyrtar
• shqyrtojnë se çfarë është trekëndëshi i vlerësimit të cilësisë
• thonë se sa fusha dhe tregues vlerësohen në vit në një institucion arsimor parauniversitar
• identifikojnë metodat dhe teknikat më të efektshme për realizimin e procesit të vlerësimit të jashtëm
• identifikojnë pikat e dobëta, të forta, mundësitë dhe rreziqet që ka institucioni
• përcaktojnë vlerësimin e institucionit, bazuar te vlerësimet e treguesve të fushës dhe në tërësi për institucionin
• shkruajnë konform strukturës raportin e vlerësimit të brendshëm
• paraqesin raportin e vlerësimit të jashtëm te institucioni arsimor respektojnë kriterin zyrtar, që për një periudhë 3/4-vjeçare, institucioni duhet të kryejë vlerësimin e tij për të gjithë fushat dhe treguesit zyrtarë.
Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.
1
Regjistrohuni në www.beint.org.
2
Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.
3
Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.
4
Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.