Program trajnues plotësues
Qëllimi i trajnimit është të zhvillojë performancën e mësimdhënësit si një praktikues i të mësuarit dhe zhvillimit me përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë së vlerësimit. Qëllimi i modulit është t'u sigurojë mësimdhënësve njohuri, kuptim dhe aftësi në lidhje me praktikën më të gjerë profesionale në arsim dhe trajnim. Ai përfshin të kuptuarit e profesionalizmit dhe vlerat profesionale në arsim dhe trajnim, kontekstin e politikës së arsimit dhe trajnimit, ndikimin e të qenit përgjegjës ndaj palëve të interesuara dhe organeve të jashtme, dhe kontekstit organizativ të arsimit dhe trajnimit. Ai gjithashtu përfshin të kuptuarit dhe kontribuonim në përmirësimin e cilësisë dhe aranzhmanet e sigurimit të cilësisë së një organizate. Ky trajnim përfshin krijimin dhe mbajtjen e një mjedisi gjithëpërfshirës të mësimdhënies dhe vlerësimin e praktikës së vet. Trajnimi mbulon pritshmërinë në lidhje me thelbin minimal në mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësim.
Kërko ofertën - Kliko Këtu
Programi përbëhet vetëm nga 1 modul.
o Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
o Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
o Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
Certifikatë për pjesëmarrje dhe përfundim të suksesshëm.
Certifikata mund të jetë:
o Certifikatë e Trajnimit;
o Certifikatë e Modulit.
Rezultatet e Programit Trajnues paraqiten si vijon:
o Të jetë në gjendje të planifikojë sigurimin e brendshëm të cilësisë së vlerësimit
o Të jetë në gjendje të vlerësojë nga brenda cilësinë e vlerësimit
o Të jetë i aftë të ruajë dhe përmirësojë brenda vendit cilësinë e vlerësimit
o Të jetë në gjendje të menaxhojë informacionin e duhur për sigurimin e brendshëm të cilësisë së vlerësimit
o Të jetë në gjendje të ruajë kërkesa ligjore dhe praktike të mira kur monitoron dhe mirëmban cilësinë e brendshëm të vlerësimit.
Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.
1
Regjistrohuni në www.beint.org.
2
Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.
3
Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.
4
Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.