Moduli 3 në kuadër të Certifikimit Praktika Globale e Mësimdhënies
Kjo njësi përfshin një aftësim profesional. Ky është një element jetësor i trajnimit të përgjithshëm pasi u ofron mësimdhënësve kontekste të jetës reale në të cilat ndërmerret zbatimi i teorisë së të mësuarit dhe mësimdhënies. Përmes përvojave praktike të ofruara në shkolla, mësimdhënësit mbështeten të lidhin teorinë me praktikën në mënyra që çojnë në zbatimin dhe arritjen e rezultateve të të nxënit të Njësive 1, 2 dhe 3, në kuadër të Certifikimit Praktika Globale e Mësimdhënies.
Kërko ofertën - Kliko Këtu
Ky program ka 3 module. Moduli 1 - Parimet e Teorisë dhe Praktikës së Mësimdhënies dhe Mësimit. Moduli 2 - Zhvillimi i praktikës globale të mësimdhënies të bazuar në raste. Moduli 3 - Profesionalizimi.
o Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
o Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
Certifikatë për pjesëmarrje dhe përfundim të suksesshëm.
Certifikata mund të jetë:
o Certifikatë e Trajnimit;
o Certifikatë e Modulit.
1. Analizoni Praktikën Globale të Mësimdhënies në drejtim të teorisë së mësimit dhe praktikës më të mirë.
2. Plotësoni kërkesat e Praktikës Globale të Mësimdhënies.
3. Analizoni pikat e forta dhe fushat për zhvillimin e Praktikës Globale të Mësimdhënies aktuale dhe të ardhshme të nxënësve duke përdorur "4R" (Burimet, Rezilienca, Reflektimi dhe Reciprociteti).
Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.
1
Regjistrohuni në www.beint.org.
2
Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.
3
Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.
4
Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.