Moduli 1 në kuadër të Certifikimit Dixhitalizimi i Mësimit në Shkolla
Teknologjia dixhitale në arsim na mundëson të gjejmë përgjigje të reja jo vetëm për ato që mësojnë njerëzit, por edhe për mënyrën se si ata mësojnë, ku dhe kur mësojnë. Për më tepër, teknologjia dixhitale mund të ndihmojë në rritjen e rolit të mësuesve. Në vend se thjesht të komunikojnë njohuritë, ata mund të bëhen bashkë-krijues të njohurive, trajnerë, mentorë dhe vlerësues. Për të siguruar që teknologjia dixhitale funksionon në mënyrën e duhur dhe efektive në edukimin dhe zhvillimin e mbarëvajtjes mësimore, ne duhet të sigurohemi që mësuesit dhe kontrollorët/monitoruesit e tyre, e kuptojnë mirë se si kjo teknologji të përdoret dhe vlerësohet. Andaj me anë të këtij trajnimi duke aplikuar rastin e studimit (google education): duke lexuar, shikuar video dhe duke praktikuar aktivitete, trajnimi ka për qëllim t’i aftësoj pjesëmarrësit si integrohen platformat dhe teknikat teknologjike në mësimin online. Poashtu, ti ndihmoj pjesëmarrësit në përparimin e demonstrimit të aftësive mbi integrimin e teknologjisë. Programi përbëhet nga dy (2) module. Moduli 1: Dixhitalizimi i Mësimit në Shkolla – Niveli Bazik. Moduli 2: Dixhitalizimi i Mësimit në Shkolla – Niveli i Avancuar.
Kërko ofertën - Kliko Këtu
Programi përbëhet nga dy (2) module. Moduli 1: Dixhitalizimi i Mësimit në Shkolla – Niveli Bazik. Moduli 2: Dixhitalizimi i Mësimit në Shkolla – Niveli i Avancuar.
o Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
o Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
o Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
Certifikatë për pjesëmarrje dhe përfundim të suksesshëm.
Certifikata mund të jetë:
o Certifikatë e Trajnimit;
o Certifikatë e Modulit.
Rezultatet e Programit Trajnues paraqiten si vijon:
o Fitoni besim me strategjitë e të mësuarit dixhital dhe mjetet e Google
o Lehtësoni dhe frymëzoni mësimin dhe krijimtarinë e studentëve
o Krijoni një klasë pa letra,
o Mblidhni të dhëna dhe rrisni feedback
o Mësoni si të gjeni përgjigje dhe mbështetje,
o Artikulli i Listës
o Rritni shtetësinë dixhitale dhe aftësitë e shkrim-leximit dixhital në klasën tuaj
o Rritni e efikasitetin dhe kurseni kohë
o Angazhohu në rritjen profesionale dhe bëhu udhëheqës dixhital.
Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.
1
Regjistrohuni në www.beint.org.
2
Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.
3
Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.
4
Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.