Fushat, treguesit, kriteret e vlerësimit të cilësisë dhe metodologjia që përdoret në procesin e Vlerësimit

Moduli 3 në kuadër të Certifikimit për Vlerësues të Përformancës të IAAP dhe Mësimdhënësve

Përshkrimi i trajnimit

Moduli 3. Fushat, treguesit, kriteret e vlerësimit të cilësisë dhe metodologjia që përdoret në procesin e Vlerësimit Ky modul paraqet 5 fushat e cilësisë së IAAP përkatësisht: Menaxhimi dhe qeverisja; Kultura dhe mjedisi shkollor; Mësimdhënia dhe nxënia; Zhvillimi profesional i mësimdhënësve; Përformanca e nxënësve;, përmbajtjen e tyre, si dhe detajimin në tregues, në përshkrues praktikë dhe kritere e shkallë vlerësimi. Nga ana tjetër modul krijon aftësitë e domosdoshme për të vlerësuar një tregues, një fushë dhe në tërësi gjithë institucionin arsimor. Ndërsa programi i Trajnimit dhe Certifikimi për Inspektorët e Arsimit, Drejtorët, Zëvendësdrejtorët dhe mësimdhënësit lidhur me Vlerësimin e Jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) përbëhet nga 4 module që përfshijnë orë teorike- praktike, si dhe studim individual. Programi për Trajnimin dhe Certifikimin e Vlerësuesve të jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) i adresohet gjithë inspektorëve të arsimit në nivel qendror dhe lokal, por dhe DKAve, drejtues shkollave dhe mësimdhënësve - kordinatorëve, sepse ata duhet të jenë të mirë-informuar lidhur me procedurat e vlerësimit të jashtëm të përformancës së institucionit arsimor, pasi është ky staf që realizon vlerësimin e brendshëm dhe ky proces dhe produkt i institucionit do të përballet me vlerësimin e jashtëm. Nga ana tjetër programi synon krijimin e kompetencave të duhura, profesionale tek inspektorët e arsimit lidhur me vlerësimin e jashtëm të IPEAPAP si detyrë dhe përgjegjësi që ata kanë ligjërisht.

Çmimi i modulit

Kërko ofertën  - Kliko Këtu


  • 1 Modul
  • Materiale dhe kuize të trajnimit
  • Certifikatë e Modulit
  • Trajnerë ekspert

Kurrikula e modulit

Pyetje/ përgjigje rreth trajnimit/ certifikimit

Programi i Trajnimit dhe Certifikimi për Inspektorët e Arsimit, Drejtorët, Zëvendësdrejtorët dhe mësimdhënësit lidhur me Vlerësimin e Jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) përbëhet nga 4 module që përfshijnë orë teorike- praktike, si dhe studim individual. Moduli 1. Korniza për sigurim të cilësisë së përformancës së institucionit arsimor. Moduli 2. Pse duhet dhe si realizohet “Vlerësimi i jashtëm i IAAP”. Moduli 3. Fushat, treguesit, kriteret e vlerësimit të cilësisë dhe metodologjia që përdoret në procesin e Vlerësimit. Moduli 4. Hartimi dhe struktura e raportit të Vlerësimit të IAAP.

Programi për Trajnimin dhe Certifikimin e Vlerësuesve të jashtëm të Institucioneve Arsimore në Arsimin Parauniversitar (IAAP) i adresohet gjithë inspektorëve të arsimit në nivel qendror dhe lokal, por dhe DKAve, drejtues shkollave dhe mësimdhënësve - kordinatorëve, sepse ata duhet të jenë të mirë-informuar lidhur me procedurat e vlerësimit të jashtëm të përformancës së institucionit arsimor, pasi është ky staf që realizon vlerësimin e brendshëm dhe ky proces dhe produkt i institucionit do të përballet me vlerësimin e jashtëm. Nga ana tjetër programi synon krijimin e kompetencave të duhura, profesionale tek inspektorët e arsimit lidhur me vlerësimin e jashtëm të IPEAPAP si detyrë dhe përgjegjësi që ata kanë ligjërisht.

• Krijimi i kompetencave të duhura, profesionale për planifikimin dhe realizimin e Vlerësimit të Jashtëm bazuar në fusha, tregues dhe kritere zyrtare të vlerësimit të cilësisë së IAAP
• Përmirësimi i shërbimit arsimor që ofron institucioni arsimor, parauniversitar

Pjesëmarrësit duhet dëshmuar:

- Pjesëmarrje aktive në trajnimet e programit;
- Rezultat të kalimit të testeve modulare me së paku 50% të pikëve;

Certifikata mund të jetë:

o Certifikim Trajnimit të Plotë;
o Certifikatë e Modulit.

• Analizojnë qasjen dhe konceptimin për rolin e ri të shkollës në kontekstin evropian
• Shqyrtojnë modelet evropiane rreth vlerësimit të shërbimit arsimor që ofron institucioni arsimor, parauniversitar
• Shpjegojnë parimet e Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar në Kosovë
• Identifikojnë fushat, treguesit, kriteret, shkallët e vlerësimit të cilësisë së institucionit arsimor
• Analizojnë nivelet e vlerësimit të përformancës së shkollës
• shqyrtojnë parimet e vlerësimit të përformancës së shkollës
• shpjegojnë karakteristikat e vlerësimit të jashtëm të shkollës
• identifikojnë mënyrën e krijimit të ekipit i vlerësimit të jashtëm
• dallojnë vlerësimin e përformancës së shkollës kur kryhet për kritere, për fusha dhe për gjithë performancën e shkollës
• shpjegojnë se si analizohen të dhënat e mbledhura
• demonstrojnë format e paraqitjes së të dhënave të mbledhura
• finalizojnë gjetjet përfundimtare të procesit të vlerësimit të jashtëm
• identifikojnë dokumentet themelore që lehtësojnë procesin vlerësimit të jashtëm, si: “Korniza e Cilësisë së Shkollës”, “Udhëzuesi i vlerësimit të jashtëm”
• shpengojnë se çfarë janë treguesit, përshkruesit praktikë dhe shkallët e vlerësimit
• identifikojnë fushat e vlerësimit sipas udhëzuesit zyrtar
• shqyrtojnë se çfarë është trekëndëshi i vlerësimit të cilësisë
• thonë se sa fusha dhe tregues vlerësohen në vit në një institucion arsimor parauniversitar
• identifikojnë metodat dhe teknikat më të efektshme për realizimin e procesit të vlerësimit të jashtëm
• identifikojnë pikat e dobëta, të forta, mundësitë dhe rreziqet që ka institucioni
• përcaktojnë vlerësimin e institucionit, bazuar te vlerësimet e treguesve të fushës dhe në tërësi për institucionin
• shkruajnë konform strukturës raportin e vlerësimit të brendshëm
• paraqesin raportin e vlerësimit të jashtëm te institucioni arsimor respektojnë kriterin zyrtar, që për një periudhë 3/4-vjeçare, institucioni duhet të kryejë vlerësimin e tij për të gjithë fushat dhe treguesit zyrtarë. 

Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.

Procesi i regjistrimit deri në certifikim

1

Regjistrohuni

Regjistrohuni në www.beint.org.

2

Trajnimet

Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.

3

Vlerësime

Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.

4

Certifikata

Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.

I kam lexuar të gjitha kushtet&termat.