Program trajnues plotësues
Ky trajnim është krijuar për të siguruar njohuri të reja në mësimdhënie dhe inspektim te mësimdhënies, për të zhvilluar më tej aftësitë dhe ekspertizën e individëve që aktualisht punojnë si vlerësues, apo inspektues ose aktualisht japin mësim dhe trajnim, të cilët dëshirojnë të arrijnë aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për përgatitje , planifikimi, dizajni themelor të lëndëve mësimore dhe aftësitë e vlerësimit, të nevojshme për të përmbushur një rol mësimdhënës. Aftësimi për të hartuar dhe përdorur një paketë zyrtare me instrumente për vlerësimin e kurrikulës së zbatuar në shkolla dhe universitete. Filozofia dhe praktika e metodologjisë së trajnimit bazohet tek ndërveprimi aktiv, pedagogjik, ku i rrituri është në qendër të të nxënit. Zbatohen metoda, teknika dhe strategji të larmishme që burojnë dhe kanë në thelb ndërveprimin, ku midis tyre veçojmë: Prezantime, diskutime, debate, punë e drejtpërdrejtë, individuale, punë në ekipe, vlerësim, diskutime, përdorim të TIK-ut dhe softwareve, analiza për përdorimin e tyre në procesin e komunikimit si dhe feedback. Trajnimet shoqërohen me paratestime përpara fillimit të trajnimit dhe pastestim, kur përfundon trajnimi, me qëllim parësor përmirësimin e vijueshëm dhe formimin sa më të mirë të të trajnuarit.
Kërko ofertën - Kliko Këtu
Programi përbëhet vetëm nga 1 modul.
o Drejtues dhe zyrtar te DKA-ve
o Inspektoratin e Arsimit
o Mësimdhënës të shkollave fillore dhe te mesme që kanë synime në drejtimin e institucioneve arsimore siç janë shkollat, sepse ky program do ti mundësoj zhvillimin e shkathtësive dhe aftësive për këtë tematikë;
o Drejtuesit e shkollave fillore dhe te mesme, sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
o Zyrtarë dhe Drejtues Institucional Arsimor, si p.sh.. Zyrtar nga Ministria e Arsimit, DKA-të, etj. sepse ata janë të lidhur drejtpërdrejte dhe të interesuar për këtë tematikë;
Pjesëmarrësit duhet dëshmuar: - Pjesëmarrje aktive në trajnimet e programit;
1. Të shpjegojnë tendencat e zhvillimeve të inspektimit/vlerësimit dhe të sigurimit të cilësisë në shkolla e vendeve evropiane lidhur me kurrikulën e zbatuar
2. Të shpjegojnë legjislacionin e Kosovës për inspektimin në arsim
3. Të shkruajnë instrumente kontrolli/check listës për vëzhgimin dhe vlerësimin e treguesve të kurrikulës së zbatuar në shkolla të arsimit bazë, të arsimit të mesëm, të përgjithshëm dhe atij profesional
4. Të japin gjykime për vlerësimin e zbatimit të kurrikulës në institucionet arsimore
5. Të japin gjykime dhe vlerësime për manualin e inspektimit dhe instrumentet e planifikimit, të zbatimit dhe të raportimit të inspektimeve në institucioneve arsimore
6. Të analizojnë instrumentet e vlerësimit të treguesve të kurrikulës së zbatuar në institucionet arsimore
7. Të krijojnë aftësi të të menduarit kritik për proceset e planifikimit, zbatimit dhe raportimit të inspektimit
8. Të demonstrojnë sjellje etike dhe integritet lidhur me bashkëpunimin me burimet njerëzore dhe institucionet arsimore para, gjatë dhe pas inspektimit
Trajnerët janë ekspert me gradën Doktor të Shkencave të Edukimit, me mbi 20 vite përvojë pune në fushat specifike që i mbulon programi trajnues, dhe Master Trajner të Licencuar.
1
Regjistrohuni në www.beint.org.
2
Përzgjidhni trajnimin të cilin e dëshironi ta përvetësoni.
3
Përforconi të nxënit tuaj me kuize në fund të çdo moduli.
4
Përfitoni Certifikatë të Trajnimit të plotë ose Certifikatë të modulit.