Drejtoria e Arsimit në Pejë dhe BEINT nënshkruan memorandum bashkëpunimi për të kontribuar në zhvillimin e arsimit dhe të ngritjes profesionale në Komunën e Pejës. Kjo marrëveshje synon të promovojë aktivitete të ndryshme të interesave të ndërsjellë të dy institucioneve. Qëllimi i kësaj marrëveshje është të përmirësojë zhvillimin dhe kërkimin për përfitime të kombinuara të dy institucioneve arsimore. BEINT do të ndihmojë digjitalizimin e shkollave në Komunën e Pejës, ku së pari do të fillohet me një pilot shkollë në Komunën e Pejës. Nga takimi lindi nevoja e trajnimit të mësimdhënësve dhe udhëheqësve të shkollave, ku BEINT në këtë pikë ka programe trajnuese për zhvillim të mësimdhënësve dhe drejtuesve të shkollave.