Dixhitalizimi i shkollave po fillon implementimin e platformës për mësim online
Meqenëse pandemia COVID-19 që ka goditur botën ka bërë që shkollat të mbyllen edhe në Kosovë, Ministria e Arsimit ka nisur të bëjë dixhitalizimin e shkollave.
Projekti i dixhitalizimit ka të bëjë me digjitalizimin e shkollave dhe qasjen e komunitetit shkollor në rrjedhat e procesit edukativo arsimor bazuar në mësimin online.
Siç duket transformimi dhe digjitalizimi i të gjithë sistemit arsimor do të jetë domosdoshmëri e pa evitueshme. Sipas situatës aktuale, ne të gjithë jemi dëshmitarë sa i përket pjesës së ligjërimit online, duke përdorur platformave të ndryshme, transformimi nuk ishte edhe shumë sfidues në asnjërin nivel arsimorë.


Falë punës profesionale dhe të palodhshme të The International Business Education (BEINT), organizatë e cila veçse ka filluar të korrë sukseset e saja në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtarë.
BEINT përveç tjerash, shumicën e aktiviteteve të saja i ka të orientuara drejt digjitalizimit dhe transformimit të sistemit arsimorë në përgjithësi.
Në këtë frymë, BEINT së fundmi arriti marrëveshje bashkëpunimi dhe përfaqësimi me kompaninë e shërbimeve të avancuara të Universitetit Politeknik Katalonia (UPC) dhe konsulencë softuerike IThink.


IThinkUPC gëzon besimin e klientëve të organizatave nga të gjitha zonat, nga shkollat, deri në universitetet, dhe arritjen e korporatave dhe nivelit profesional.


Vlenë të theksohet që IThinkUPC ka nivelin më të lartë të partneritetit me Moodle, Partner Premium, i cili mbështet për t’ju ofruar klientëve të tyre përparimet më të fundit, referuar platformave të mësimit online në botë.
Si një partner i Moodle këta mund të ofrojnë Moodle Workplace, versioni i ri i platformës Moodle LMS me karakteristika të avancuara dhe ekskluzive që mund të shpërndahen vetëm nga partnerët.


BEINT duke arritur partneritet me këta gjigandë të teknologjisë do të korrë sukses edhe më të madh në krijimin e platformave të mësimit online.
Nëse jeni gati të filloni me mësimin online, BEINT është në dispozicionin tuaj.


Keni pyetje?

Nëse po, na kontaktoni në email info@beint.org.

Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të keni sukses!