Trajnimi Canva – Gjenerata 5 ka filluar!

Trajnimi Canva – Gjenerata 5 ka filluar!

14 shkurt 2026

Më 14 shkurt, kemi nisur sesionet e reja për Gjeneratën e 5 të trajnimit Canva, ku pjesëmarrësit po mësojnë si të krijojnë dizajne profesionale, kreative dhe vizualisht tërheqëse për projekte të ndryshme.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të aftësohen të:

  • Përdorin funksionalitetet bazë dhe të avancuara të Canva-s.

  • Krijojnë grafikë për rrjete sociale, prezantime dhe materiale të tjera vizuale.

  • Transformojnë idetë e tyre në dizajne të qarta dhe tërheqëse.

Ky është fillimi i një udhëtimi të ri kreativ me shumë mundësi për praktikë dhe zhvillim profesional!

Trajner është Leotrim Haziraj, ekspert i certifikuar nga Canva.