Më 28 tetor 2025, u përmbyll me sukses Trajnimi “Canva – Gjenerata 3”, i zhvilluar nga Leotrim Haziraj, trajner i specializuar në dizajn dhe komunikim vizual. Ky trajnim synoi të aftësojë pjesëmarrësit për përdorimin e platformës Canva, duke i ndihmuar ata të krijojnë materiale vizuale profesionale për projekte personale dhe punë profesionale.
Gjatë sesioneve, pjesëmarrësit mësuan teknika të avancuara të dizajnit grafik, përfshirë krijimin e postimeve për rrjete sociale, materialeve për marketing dhe prezantime tërheqëse vizualisht. Pjesëmarrësit shprehën entuziazmin e tyre për përmbajtjen praktike dhe këshillat e vlefshme që morën nga trajneri Haziraj, duke e konsideruar trajnim shumë të dobishëm për zhvillimin e aftësive kreative.
Ky kurs përfaqëson një hap të rëndësishëm në rritjen e kompetencave digjitale të pjesëmarrësve dhe shërben si model për trajnimet e ardhshme në këtë fushë.