Më 11 Maj 2021, në Gjimnazin “Eqrem Cabej” në Vushtrri, u prezantua platforma për dixhitalizimin e shkollave dhe mësimin online edukim.org platform e cila është krijuar nga BEINT (International Business Education)

Platforma qdo ditë dhe me shumë është në rritje të numrit të anëtarëve apo përdoruesve dhe kjo si shkak i veçorive mbresëlënëse dhe mundësive të shumta që i ofron platforma edukim.org për zhvillimin e procesit mësimor.
Qëllimi i platformës është që të lehtësojë sa shumë për mësimdhënësit dhe nxënësit mbarvajtjen mësimore duke mos ndjerë fare mungesën e klasës sepse kjo platform ofron të gjitha mundësitë e zhvillimit të procesit mësimor sikur të ishit në klasë.

Gjatë prezantimit të platformës në gjimnazin “Eqrem Cabej” mësimdhënësit dhe nxënësit arritën të kuptonin se sa shumë benefite ka platforma dhe sa e përshtatshme është për të dyja palët.
Kështu që ata arritën në një përfundim që të përcaktonin për zhvillimin e mësimit online platformën edukim.org

 

Nxënësit filluan me regjistrimin dhe krijimin e lidhjeve apo rrjetizimin mes tyre si dhe me mësimdhënësin duke krijuar diskutimet në forume

Ata poashtu u regjistruan në klasat e tyre të krijuara nga mësimdhënësi dhe filluan me bashkpunimet mes tyre brenda klasave, biseda në grup dhe privat, si dhe takimet online në Zoom.
Të gjitha brenda platformës.

Lëndët të krijuara nga mësimdhënësit, të kompletuara me njësi mësimore me detyra brenda secilës njësi si dhe teste apo kuize

Ishte shumë e lehtë përdorimi i platformës edukim.org nga ana e tyre dhe ne si ekip ishim shumë të knaqur me aftësit e tyre në teknologji.
Po ashtu ne do të kemi edhe takime tjera në javën në vazhdim me mësimdhënësit dhe nxënësit e gjimnazit “Eqrem Cabej” ku do të arrijmë që së bashku ta përvetsojmë platformën në përgjithësi nga të gjithë.

Mos të harrojmë që së shpejti do të lansohet edhe App për platformën edukim.org

Faleminderit shumë për mikpritjen tuaj dhe vendosmërinë tuaj për të ndërmarrë hapa që na dërgojnë në një të ardhme më të ndritur për arsimin në Kosovë.