Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ” (CSL) dhe Qendrës “International Business Education” (BEINT) në Prishtinë-Kosovë.

Në datë 12 Nëntor 2021, në ambientet e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar (CSL) në Tiranë-Shqipëri u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet këtij institucioni dhe Qendrës “International Business Education” (BEINT) në Prishtinë-Kosovë.

Për Qendrën “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ” (CSL) në Tiranë-Shqipëri, marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori Ekzekutiv z. Geron Kamberi ndërsa në emër të Qendrës “International Business Education” (BEINT) në Prishtinë-Kosovë, nënshkroi Drejtori Ekzekutiv z. Bujar Krasniqi.

🤝 Palët nënshkruese ranë dakort të bashkëpunojnë për rritjen e cilësisë së formimit profesional të drejtuesve të institucione të arsimit parauniversitar, aspirantëve dhe mësuesve në vendet respektive, veçanërisht nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave.

Qendra “Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar” (CSL) angazhohet përmes kësaj marrëveshje të ofrojë përvojën, modelet e praktikat e eskpertët e saj për të ndërtuar në Kosovë një model të ngjashëm si Programi i Trajnimit të Detyrueshëm përgatitor (CPD) për drejtues të arsimit parauniversitar që zbatohet në Shqipëri që prej vitit 2019.

“Bashkimi është një fillim, të qëndruarit bashkë është një progres, të përparuarit së bashku është një sukses”.
🇦🇱🤝🇽🇰